Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit, Nagavci shpreson në rritjen e cilësisë në arsim

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 27.11.2024, ka miratuar Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha me këtë rast se ky projektligj do të ndikoj në rritjen e cilësisë në arsim.

“Janë analizuar të gjitha komentet gjatë konsultimit paraprak dhe publik të projektligjit. Presim që ky projektligj të rrisë dukshëm cilësinë e Inspektoriatit dhe përmirësimin e cilësisë në arsim”- tha ajo.

Bashkimi Europian në Raportin e Progresit ia kishte përmendur Kosovës rezultatet në testin PISA 2022 që u publikuan më 05.12.2023 dhe numrin e ulët të inspektorëve të Arsimit.

Për Bashkimin Europian, edhe pse Kosova është duke bërë disa përpjekje për të përmirësuar cilësinë e arsimit, ende ka pak përparim në implementimin e strategjisë së Arsimit të Kosovës për periudhën 2022-2026.

Sipas Raportit të Progresit, Kosova numëron rreth 21 inspektorë të Arsimit, e të cilët nuk i konsideron të mjaftueshëm për të kryer vlerësimin pedagogjik të mijëra mësimdhënësve.

“Aktualisht janë rreth 21 inspektorë të Arsimit me ekspertizë në vlerësim pedagogjik, i cili është i pamjaftueshëm për të kryer vlerësimin e performancës të mbi 23,000 mësimdhënësve përveç roleve dhe përgjegjësive tjera. Ky është një faktor kyq që kontribon në vonesat e zbatimit të mekanizmave të vlerësimit të cilësisë, duke minuar rrjedhimisht zbatimin efektiv të politikave/reformave tjera” – është theksuar në Raportin e Progresit.

Rezultatet e Kosovës në PISA 2022, numri i inspektorëve të Arsimit nën llupën e Raportit të Progresit