Qeveria miraton projektligjin për Gjykatën Komerciale

Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për Gjykatën Komerciale të iniciuar nga Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo gjykatë ka për qëllim nxitjen e investimeve të huaja në vend.

“Themelimi i kësaj Gjykate ka për qëllim nxitjen e investimeve nga bashkatdhetarët tanë dhe të huaj. Kjo Gjykatë do të hap edhe vende të reja të punës dhe do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me anë të këtij projektligji themelohet Gjykata ekskluzivisht vetëm për çështje komerciale”, tha ministrja Haxhiu.

Ky projektligj i Qeverisë do të shkoj në Kuvend të Kosovës në njërën nga seancat e radhës.

Ministria e Drejtësisë ka nisur diskutimet për projektligjin për Gjykatën Komerciale