Qeveria e Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit në Facebook

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj po bëhet “për një të ardhme më të ndritur të vendit tonë”.

“Ndërmarrjet tona publike, së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kësisoj qeverinë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur, duke na vendosur në hartën e tregjeve botërore financiare” – tha kryeministri Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.

Ai ka thënë se këtë muaj janë bërë gjashtë vjet prej kur për herë të parë kanë dhënë propozimin dhe zotimin për Fondin Sovran që sipas tij, ka qenë pjesë e secilës platformë zgjedhore, përfshirë edhe programin qeverisës të Qeverisë Kurti 1.

Ligji për Fondin Sovran pritet që të shkojë në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor.

Fondi Sovran është shuma e mjeteve monetare që krijon Qeveria e Kosovës për qëllime të investimeve.

Këto mjete monetare zakonisht mblidhen nga surpluset e rezervave, nga shitja e resurseve natyrore, nga privatizimet etj.

Fondi Sovran do të funksionojë si shoqëri aksionare.

Në shtator pritet që Kosova të bëhet me Ligjin për Fondin Sovran