Qeveria miraton Projektligjin për arkivat shtetërore

Kabineti qeveritar ka marrë vendim për miratimin e Projektligjit për arkivat shtetërore.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se  ky është një Projektligj i rëndësisë kombëtare.

Kurse, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, prezantoi atë se çfarë rregullon ky Projektligj.

“Me qëllim të avancimit të infrastrukturës në fushën e arkivave, MKRS në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave ka hartuar këtë Projektligj duke përmbushur një obligim të planit legjislativ. Me anë të këtij Projektligji janë paraparë rregullat themelore për organizimin e administrimin dhe funksionimin unik  të arkivave shtetërore”, tha ai.

Ekezekutivi sot ka miratuar edhe Projektligjin për regjistrimin ekonomive familjare dhe banesave.