Foto: ZKM
Qeveria miraton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky projektligj është themel mbi të cilën do të ngritët inteligjenca ushtarake.
“Ky ligj përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e Agjencisë së Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri. AMIS ushtron aktivitetet e saj brenda dhe jashtë territorin e Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së misionit të MM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)” – tha ai.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka folur për fushë veprimtarinë e AMIS.
“Fushë veprimtaria shtrihet edhe brenda vendit por me theks të veçantë ajo merret me zbulimin dhe kundërzbulimin e kërcënimeve që vijnë jashtë vendit” – tha Mehaj.