Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria miraton plotësim ndryshimin e Projektligjit për liritë fetare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar plotësim ndryshimin e Projektligjit për Liritë Fetare.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri kryeministri i vendit Albin Kurti.

Kurti tha se qëllimi i këtij projektligji është ruajtja dhe pluralizmi fetar.

“Si në te gjitha fushat edhe në këtë fushë qeveria jonë synon ta arrijë një standard sa më të lartë të mbrojtjes të së drejtave të njeriut. Mendime e besime të ndryshme vazhdimisht po hynë dhe qarkullojnë lirshëm në mes të qytetarëve tanë. Diversiteti i bindjeve fetare mes popullatës është i pashmangshëm. Qëllimi është për të ruajtur dhe promovuar pluralizmin fetar”- ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se Projektligji do të u ofrojë bashkësive të ndryshme fetare mundësinë për tu regjistruar zyrtarisht.

Dëgjimi për këtë projektligj është hapur për diskutim publik në dhjetor të vitit të kaluar.

Fillon dëgjimi publik për projektligjin për liritë fetare