COVID-19

Qeveria miraton nismë për kredi në vlerë prej 35 milionë euro për përmirësim të shërbimeve mjekësore

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Europës (CEB) për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se nisma parasheh arritjen e marrëveshjes për kredi në vlerë prej 35 milionë euro që do të përdoret për përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët e Kosovës të prekur nga COVID-19.

Deri më tani, numri në total i të prekurve me coronavirusin e ri në Kosovë ka shkuar në 989, ndërsa janë shëruar 769 pacientë dhe kanë vdekur 29.