Qeveria miraton masat e reja, zgjatet orari i lëvizjes dhe puna e gastronomisë

Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Sipas masave të reja, kategorimi i komunave në bazë të rrezikshmërisë vazhdon, ndërsa është zgjatur orari i lëvizjes së qytetarëve dhe puna e gastronomisë.

Sipas vendimit, në komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, ashtu si edhe qendrat tregtare.

Ndërkaq, në komunat me rrezik të lartë, ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 deri në orën 05:00.

Ndërkaq operatorët ekonomik në këto komuna lejohen të punojnë vetëm nga ora 5:00 deri në orën 21:00, ashtu si edhe qendrat tregtare.