Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria miraton Kornizën Afatmesme për vitet 2022-2024

Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, ndërsa u tha se beteja për mposhtjen e pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike janë dy synimet kryesore të Qeverisë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati bëri të ditur se të hyrat buxhetore në tremujorin e parë kanë shënuar rritje për 30%.

“Ky dokument reflekton dy prej synimeve të qeverisë që janë beteja për ta mposhtur pandeminë, si dhe rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë. Për të hartuar Cash-in përveç që kemi synuar të adresojmë të gjitha sfidat e Covid-19 duhet theksuar se ky dokument është një linjë me objektivat e qeverisë së strategjisë kombëtare për zhvillim, si dhe me programi ne reformave ekonomike. Gjatë periudhës janar-prill 2021 të hyrat total buxhetore kanë shënuar rritje prej 30 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të hyrat buxhetore për periudhën afatmesme pritet të stabilizohen duke u bazuar në projeksionet makro-ekonomike duke shënuar një rritje mesatare prej 7 për qind”, tha ai.

Ministri Murati po ashtu gjatë këtyre 4 muajve tha se ka pasur edhe rritje të shpenzimeve për shkak pandemia Covid-19. Sipas tij, në përgjithësi gjatë vitit 2021 shpenzimet buxhetore pritet të rriten për 9.8% apo 2019 milionë euro në vlerë nominale.

Të ngjajshme Qeveria ndërron pikën për dasmat, nuk lejohen fare Masat e reja antiCOVID, ndalohet edhe qarkullimi i qytetarëve​Këto vendime i mori sot Qeveria Mbledhja e Qeverisë Qeveria miraton rregulloren e re të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive Ndahen mjetet për punëtorët e arsimit, policët, zjarrfikësit dhe mjekët.