Mbledhja e Qeverise Kurti II - 13.04.2021

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martrën më 13 prill 2021, ka aprovuar koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se në përputhje me planin vjetor të qeverisë për vitin 2021, ka paraparë rregullimin e çështjes së pasurisë së fituar në mënyre te pajustifikueshme.

“MD është përkujdesur që të marrë instrumentet më bashkëkohore të rregullimit të kësaj çështje. Menjëherë pas miratimit të koncept domumentit, pa humbur kohë MD do të përgatis projektligjin”, tha ajo.

Haxhiu tha se projektligji do të përcaktoj saktë mjetet juridike që mund t’i parashtroj personi. Ky ligj sipas Haxhiut do të filloj të zbatohet para datës së shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Albin Kurti, tha se pas analizës së bërë në kuadër të këtij koncept dokumenti, miratimi i projektligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme,  mundëson konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu tha se “në koordinim me Prokurorinë Speciale te Kosovës kemi proceduar këto ndryshime që lehtësojnë gjykimet në mungesë”.