Foto ilustruese: Pixabay

Qeveria miraton katër kërkesa për transfer të mbetjeve buxhetore për disa ministri e SHSKUK-në

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për transfere të mbetjeve buxhetore brenda këtyre institucioneve.

Kërkesa për transfer e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës është për barna ndërsa kërkesa e Ministrisë së Arsimit ka të bëjë me libra.

Këto transfere bazohen në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive.