Qeveria miraton emrat e propozuar për bordin e përkohshëm të KRU “Gjakova”

Qeveria e Kosovës i ka miratuar emrat e propozuar për bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i lexoi emrat e  anëtarëve të bordit.

Ata janë: Urim Gashi – kryesues, dhe Mevlyde Kelmendi-Begolli, Atdhetare Kelmendi e Islam Hasani – anëtarë.