Flamuri i Kosovës dhe ai i BE-së - Foto: REL/AFP

Qeveria miraton dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve me BE-në

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe dy projektligje për ratifikimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare me Bashkimin Europian.

Njëri prej tyre është Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Europian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020” .

Kurse tjetri është Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Europian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.