Ilustrim

Qeveria miraton draftin e planit për Strategjinë për Bujqësi

Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se ky plan adreson koston e objektivave strategjike që janë identifikuar përmes një analize të problemeve dhe shkaktarëve të tyre.

“Plani adreson koston e objektivave strategjike qe janë identifikuar përmes një analize të problemeve dhe shkaktarëve të tyre. Rritja e konkurrencës në sektorin agro ushqimor dhe përmirësimi i efikasitetit të qëndrueshëm të produkteve të fermë, menaxhimin i qëndrueshëm i resurseve natyrore, mbështetja e bizneseve në zona rurale, rritja e punësimit në infrastukturës sociale dhe reformë gjithëpërfshirëse institucionale dhe sektoriale”- ka sqaruar Peci.

Më tej, ministri ka thënë se pandemia, lufta në Ukrainë, kanë qenë ndër indikatorët e rritjes së çmimeve duke shtuar se me këtë rast janë rritur edhe çmimet e imputeve bujqësore.

“Pandemia, Lufta në Ukrainë ka ngritur çmimet. Çmimi i imputeve bujqësore është rritur, andaj duke parë parashikimet e FAO-s dhe Bankës Botërore e organizatave tjera, ne si ministri ne kemi analizuar situatën dhe kemi propozuar këtë rritje të buxhetit. Do ti adresojmë aspektet e objektivave specifike” -tha Peci.