Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook
Qeveria miratoi projekt Kodin Civil
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt kodin civil.
Kryeministri Albin Kurti tha se kjo reformë do të jetë në funksion të realizimit të të drejtave të qytetarëve duke pasur për bazë standardet ndërkombëtare.
Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Nxjerrja e kodit civil ka për qëllim unifikimin, harmonizimin e ligjeve të fushës civile në një tërësi. Kodi civil ka 1631 nene të cilat të strukturuara në 5 libra ku hynë pjesa e përgjithshme, detyrimet, pronësia e të drejtat sendore, familja dhe trashëgimia”, tha ajo.
Përveç kësaj me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, ekzekutivi po ashtu ka miratuar projekligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë se Pajustifikueshme.