Qeveria merr vendim, teste për COVID-19 në Institucione private e publike

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rrisë kapacitetet testuese në institucionet publike dhe private përvec Institutit të Shëndetësisë Publike, i cili ka qenë i vetmi që ka kryer testime deri më tash.

Sipas vendimet të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë është e autorizuar që të bëjë plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09\2014 për kushtet për punë sa I përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private.

Gjithashtu është autorizuar kjo ministri që të bëjë edhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ 06\2015 për kushtet e përgjithshme dhe të vecanta spitalore duke i tejkaluar të gjitha procedurat.

Aipas Qeverisë, ky vendim është marrë në bazë të rritjes së kërkesave për testim dhe kapaciteteve të limituara të IKSHPK për diagnostikë molekulare dhe serologjike të COVID-19. IKSHPK rekomandon Ministrinë e Shëndetësisë që t’iu ofrojë mundësinë edhe institucioneve tjera shëndetësore publike dhe private që të testojnë për prani të acideve nukleike të COVID-19, antigjeneve të COVID-19 dhe antitrupave të këtij virusi.

Qeveria e Kosovës gjithashtu sot ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve në komunën e Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Shtërpcës dhe Fushë Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët e këtyre komunave u ndalohet të dalin pa arsye pas orës 21:00 në mbrëmje deri në ora 05:00 në mëngjes.

Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.

Në anën tjetër, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të gjitha qytetarët të bartin maska për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë objekteve të tyre të banimit si dhe të mbajnë distancë fizike 2 metra.

Gjithashtu me këtë vendim, Qeveria obligon të gjitha institucionet publike dhe private që të mbajnë dezinfektant për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyje të objekteve.

Po ashtu, Qveria ka obliguar organet kompetente që të ushtrojnë kontrolla rigoroze me qëllim ta zbatimit të këtyre masave.

Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.