Arkiv - FOTO:KALLXO.com 29.07.2021

Qeveria merr vendim për pagesën e specializantëve me vetëfinancim

Me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, kabineti qeveritar ka marrë vendim për pagesën e specializantëve me vetëfinancim duke filluar nga data 1 janar deri më 31 gusht të këtij viti.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi konsideron pagesën e specializantëve si çështje me prioritet për vendin.

“Me qenë se me vendimet paraprake është paraparë pagesa e specializantëve me vetëfinancim marrë parasysh buxhetin aktual  kërkojmë që realizohet kjo mbështetje nga  kategoria për subvencione dhe transfere”, ka thënë Latifi.

 

Specializantët me vetëfinancim paralajmërojnë protestë pasi Qeveria nuk ndau buxhet për ta