Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria merr vendim edhe për tubimet, në ambientet e jashtme lejohet grumbullimi deri në 70 persona

Qeveria e Kosovës sot ka publikuar masat e reja anti-COVID-19. Sipas vendimit të Qeverisë, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në 30 persona, por që pjesëmarrësit duhet të posedojnë kartelën e vaksinimit, ose testin antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Ndërsa qëndrimi në ambiente të mbyllura duhet të respektohet distanca 1 metër dhe organizatorët duhet të kontrollojnë pjesërmarrësit për vaksinimin apo testimin.

Kurse në ambientet e jashtme lejohet grumbullimi deri në 70 persona, ndërsa po ashtu organizatori duhet të sigurohet për dëshinë e vaksinës apo testimit, si dhe të distancës 1 metër.

Kurse sa i përket riteve fetare, vendimi i Qeverisë thotë se lejohet zhvillimi i tyre deri në 50% të hapësirës, me kusht që të posedohet dëshmia e vaksinimit apo testimit. Ndërsa mbajtja e pritjes për ngushëllim lejohet në ambiente të mbyllura deri në 30 persona, ndërsa në ambiente të jashtme deri në 70 persona.

Funeralet do të lejohen vetëm me pjesëmarrës të familjes së ngushtë.

Sa i përket organizimit të dasmave, ahengjeve, festivaleve, klubeve të natës, ato vazhdojnë të jenë të ndaluara, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Këto janë masat e reja anti-COVID-19, rregullat dhe orari i qarkullimit