Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com
Qeveria me koncept-dokument që u ndalon hyrjen në Kosovë shtetasve të huaj që kanë shkelur të drejtat e njeriut
Në mbledhjen e Qeverisë të Kosovës është miratuar koncept-dokumenti që sanksionon shtetasit e huaj që kanë shkelur rëndë të drejtat e njeriut dhe janë përfshirë në vepra serioze të korrupsionit.
Në këtë legjislacion parashihet hartimi i një liste të zezë në të cilën do të listohen emrat e atyre që kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe janë përfshirë në korrupsion.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se me miratim të këtij koncept-dokumenti do u ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës, shtetasve të huaj që kanë bërë shkelje të të drejtave të njeriut.
“Sanksionet e shënjestruara për shkelësit e të drejtave të njeriut do jenë ndalimi i hyrjes të huajve në Republikën e Kosovës dhe ngritja e asteve që gjenden në Republikën e Kosovës”, tha Sallahu.