Ilustrim

Qeveria mbyll qendrat e karantinës

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta mbyllë Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe qendrën për të huaj në Vranidoll si hapësira karantine.

Këtë vendim, Qeveria në detyrë e ka marrë në mbledhjen e sotme të largësi.

Këto dy qendra deri më tani janë përdorur nga Ministria e Jashtme si hapësira të karantinës për personat që janë riatdhesuar në Kosovë gjatë kohës së pandemisë.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që t’i testoj për COVID-19, të gjithë personat që janë në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe Vrandoll dhe pastaj të njëjtit t’i liroj për 14 ditët e ardhshme.

“Në vijim, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vetizolohen për 14 ditë të ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse. Të gjitha Vendimet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës shfuqizohen”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria e ka arsyetuar vendimin për mbylljen e karantinës për shkak se situata epidemiologjike konsiderohet me rrezik të reduktuar.