Foto: ZKM

Qeveria mblidhet në orën 16, priten vendime të reja

Qeveria e Kosovës do të mblidhet në orën 16:00 për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Ata nuk kanë publikuar rendin e ditës të kësaj mbledhjeje.

Kjo është mbledhja e tretë e Qeverisë, e cila do të drejtohet nga Albin Kurti.

Në mbledhjet e kaluara Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për shkarkimin e bordit të Telekomit të Kosovës si dhe për heqjen e disa sekretarëve të ministrive, të cilat i kanë transferuar në listë të pritjes.

Qeveria i largon nga puna disa sekretarë të ministrive, i qet në listën tepricë