Foto: KALLXO.com

Qeveria mbledh drejtuesit shëndetësor pas situatës së rënduar me COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka planifikuar që të mbledh drejtuesit shëndetësor gjatë ditës së sotme.

Në një njoftim zyra e kryeministrit ka thënë se takimi me drejtuesit shëndetësor do të jetë në orën 13:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit pas takimit do të ketë konferencë për media.

Gjatë ditës së djeshme sipas njoftimve të IKSHP-së, tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

Dita e djeshme ka shënuar rekord rastesh të reja me COVID-19 në Kosovë. Gjithsej 178 raste të reja u identifikuan kurse, u regjistruan edhe 8 vdekje. Në total numri i të prekurve me COVID-19 është 3356, i të shëruarve 1 mijë e 874 dhe numri i viktimave është rritur në 66.

Kështu njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me anë të një njoftimi që e bëri vonë në mbrëmje.