Kabineti i Qeverisë së re të Kosovës - Foto: Albin Kurti/ Facebook

Qeveria mban sonte mbledhje

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sonte do të mbajë një mbledhje.

Sipas njoftimit të Qeverisë, mbledhja do të mbahet nga ora 20:00.

Qeveria nuk e ka treguar temën për të cilën do të mblidhet sonte.

Mbledhja e Qeverisë është thirrur ndërkohë që në Kuvendit e Kosovës po mbahet seancë e jashtëzakonshme, e thirrur nga PDK dhe deputetë të tjerë, për raportet Kosovë- ShBA.

Po ashtu, mbledhja e Qeverisë është thirrur në kohën kur janë shtuar thirrjet që Qeveria të heqë tarifën 100 për qind të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Thirrje e ngjashme ka ardhur edhe nga anëtari i koalicionit qeveritar – LDK.