Qeveria mbajti mbledhjen e saj, nuk ishin ministrat e LDK-së

Kabineti qeveritar ka mbajtur mbledhjen e radhës, por në këtë mbledhje nuk u pa asnjë nga ministrat e LDK-së të cilët janë pjesë e Qeverisë Kurti.

Kjo mbledhje ka filluar pas orës 18: 00 dhe ajo sapo ka përfunduar.

Në të janë shqyrtuar propozim-vendimi për organizimin dhe funksionimin e Këshillave të ministrave për Reformën e Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar dhe zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike (MPBAP).

Si dhe priten ndryshime të masave ndaj COVID-19, të cilat janë marrë nga mbledhjet e kaluara.

Që nga fillimi i pandemisë të gjitha mbledhjet janë mbajtur në mënyrë virtuale, ndërsa sot janë mbledhur fizikisht.