Rruga e pashtruar në fshatin Dumnicë e Poshtme në Vushtrri

Qeveria malazeze merr qëndrim të ashpër ndaj hidrocentraleve të dëmshme

Hidrocentralet e vegjël lulëzuan nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Socialistëve, dikur në pushtet në Mal të Zi. Tani qeveria e re po premton një ndalje të tyre, duke iu përgjigjur ankesave të banorëve lokalë dhe aktivistëve të mjedisit.

Hapat e ndërmarra nga qeveria e re e Malit të Zi për të përballuar ndikimin e hidrocentraleve të vegjël janë mirëpritur nga ambientalistët, por opozita thotë se ato do të vijnë me një kosto për arkat e shtetit.

Ambientalistët thonë se përhapja e hidrocentraleve të vegjël nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila qeverisi për tre dekada deri në dhjetor, ka bërë dëm të madh në lumenjtë e vendit.

DPS, e cila tani është në opozitë, përmendi nevojën për të rritur përqindjen e konsumit të energjisë nga burimet e renovueshme, në përputhje me synimet e Bashkimit Evropian, por qeveria e re po premton ndalimin e termocentraleve të tilla.

Më 7 shkurt, qeveria malazeze tha se ata përfunduan kontratat e koncesionit për shtatë hidrocentrale në pjesën veriore të vendit, duke theksuar se pesë nga investitorët tashmë kanë ngritur padi kundër shtetit. Qeveria tha se ata do të duhet të paguajnë kompensim për investitorët, duke akuzuar ish-autoritetet për planifikim spontan të ndërtimit të hidrocentraleve.

“Ndërtimi spontan i termocentraleve të vegjël, në mënyrë që pasojat sociale dhe mjedisore do të kenë një ndikim të madh negativ në të gjithë shoqërinë tonë. Kjo qeveri nuk do të japë koncesione të reja për ndërtimin e termocentraleve të vegjël”, tha Ministria për Investime Kapitale për televizionin Vijesti.

Qeveria tashmë ka ndërprerë katër kontrata për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në lumenjtë Rastak, Rezevicka dhe Ljeviska në veri të Malit të Zi,  duke akuzuar investitorët se nuk kanë përmbushur kushtet e marrëveshjeve. Ajo ka propozuar të anulojë tre të tjera, të rishikojë të gjitha marrëveshjet e koncesioneve dhe të vendosë një ndalim për ndërtimin e impianteve të tillë në të ardhmen.

“Deri më tani, vetëm të privilegjuarit kanë përfituar nga ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël – shpesh përmes korrupsionit dhe nepotizmit, duke marrë koncesione për ndërtimin e këtyre objekteve në lumenjtë tanë, një nga burimet më të mëdha natyrore të Malit të Zi”, ta më 4 dhjetor Zdravko Krivokapic.

Opozita thotë se qeveria rrezikon të dërgohet në gjyq nga investitorët privatë të pakënaqur, me një kosto për taksapaguesin.

“Kur flet për përfundimin e kontratave, qeveria duhet të jetë e kujdesshme sepse kontratat u kanë dhënë disa të drejta investitorëve dhe është e sigurt që pretendimet për kompensim do të ishin të larta dhe në fund barra do të binte mbi qytetarët”, tha Rasko Konjevic, një deputet i Partia Social Demokrate e opozitës.

Megjithatë, tha ai, “Në rastet kur kontratat nuk ishin respektuar dhe kushtet e përfundimit të tyre nuk ishin përmbushur, qeveria ka mundësi të thjeshta.”

DPS vendosi një objektiv që 33 për qind e konsumit të energjisë elektrike të vinte nga burime të renovueshme, duke tejkaluar vetë objektivin prej 20 për qind të BE-së për vendet anëtare deri në vitin 2020. Mali i Zi është në negociata për t’iu bashkuar BE-së.

Por ka shqetësim të gjerë për varësinë në rritje nga hidrocentralet e vegjël, pajtueshmërinë e tyre me standardet e BE-së dhe përfituesit përfundimtarë të subvencioneve shtetërore për prodhimin e energjisë së renovueshme.

Në 2014, duke u përpjekur të largohej nga prodhimi me qymyr, qeveria e atëhershme e DPS-së prezantoi një sistem subvencionesh për energjinë e renovueshme përmes faturave të energjisë elektrike të paguara nga konsumatorët, duke shkaktuar një bum në hidrocentrale private.

Nga 85 hidrocentrale të vegjël për të cilët autoritetet kanë nënshkruar kontrata koncesioni, 42 janë në pronësi private, nga të cilat 24 janë tashmë në përdorim dhe 18 janë në ndërtim e sipër.

Aktivistët civilë thonë se shumica e hidrocentraleve të vegjël në Mal të Zi nuk i përmbushin standardet e BE-së për sa i përket planifikimit dhe ndërtimit, një pretendim i mbështetur në nëntor 2018 nga Parlamenti Evropian, i cili nxiti autoritetet malazeze të mbrojnë më mirë burimet natyrore të vendit.

Aktivistët dhe disa media thonë se shumë prej investitorëve në impiante të tilla janë të lidhura me DPS-në dhe lidershipin e saj, presidentin Milo Djukanoviç, një pretendim që partia e ka hedhur poshtë.

Vetëm në vitin 2018, shteti pagoi 7.3 milion euro në subvencione për 15 hidrocentrale të vogla që siguruan 2.6 për qind të energjisë elektrike atë vit.

Liljana Brkic, një anëtare e lëvizjes bashkë-qeverisëse URA, tha se shteti pa përfitime të vogla nga termocentrale të tillë, por dëmi i shkaktuar mjedisit ishte i konsiderueshëm.

“Ata i shkaktuan dëme vendasve dhe fshatrave të tyre, si dhe dëme që i kanë vuajtur të gjithë qytetarët e Malit të Zi sepse ata paguan i subvencione investitorëve përmes faturave të energjisë elektrike pa ndjerë ndonjë përfitim nga investimi në burime energjie të ripërtëritshme”, tha Brkic për BIRN.

“Nuk ka interes publik për ndërtimin e termocentraleve të vegjël dhe vetëm investitorët përfitojnë nga ndërtimi i tyre”, shtoi ajo.

Ka patur një sërë protestash në vend rreth hidrocentraleve në vitet e fundit, së fundmi në lumin Bukovica në komunën qendrore Savnik ku banorët lokalë po i mbajnë protestat me turne dhe bllokojnë punën e ekskavatorëve.

Duke iu përulur presionit nga grupet mjedisore, në maj 2019 qeveria e atëhershme e DPS-së vendosi të ndalojë dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël dhe të rishikojë ato të dhëna deri më tani.

Sipas ligjit malazez, qeveria mund të rishikojë marrëveshjet e koncesionit dhe privatizimet dhe të përfundojë kontratat nëse investitori zbulohet se nuk i ka përmbushur detyrimet e tij ose nëse marrëveshjet janë nënshkruar bazuar në të dhëna të pasakta. Zyrtarët shtetërorë që nënshkruan kontrata të tilla mund të përballen gjithashtu me akuza penale.

Por Cabarkapa i WWF Adria tha se rishikimi ligjor i dokumentacionit të koncesionit mund të lejojë përfundimin e shumicës së marrëveshjeve.

“Pas rishikimit, qeveria do të jetë në gjendje të marrë vendime që janë në interes të publikut”, tha ai.

“Përmes një analize ligjore të pavarur që WWF Adria i bëri Marrëveshjeve të Koncesionit, ne identifikuam mbi 20 paligjshmëri”, tha Cabarkapa për BIRN.

“Kjo hedh një hije të madhe mbi vlefshmërinë e përgjithshme ligjore të projekteve të termocentraleve të vegjël dhe marrëveshjeve të dakorduara, kështu që qeveria ka hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar ato kontrata pa padi gjyqësore”.