Foto: ZKM

Qeveria Kurti ua ndal pagat zyrtarëve të lartë pas përfundimit të mandatit të tyre

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, përveç tjerash, u mor vendim që të shfuqizohet vendimi për përfitimet e zyrtarëve të lartë pas përfundimit të mandatit të tyre.

E vendimi për pagesën e zyrtarëve të lartë pas përfundimit të mandatit e kishte marrë Qeveria e Isa Mustafës me 17 nëntor të vitit 2015.

“Zëvendëskryeministrave, ministrave të Qeverisë së Kosovës, zëvendësministrave, si dhe drejtorit të AKI-së, u njihet e drejta e pagës për një vit pas mbarimit të mandatit të tyre”, thuhet në vendimin e Qeverisë Mustafa të nëntorit 2015.

E për këtë ka reaguar edhe vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, duke thënë se Kurti po tenton ta mashtrojë opinionin.

Haradinaj: Qeveria Kurti shfuqizoi vendimin e Qeverisë së Isa Mustafës