Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Qeveria Kurti pritet ta shkarkojë një bord dhe t'i ndihmojë familjet e minatorëve të vdekur në Novobërdë

Qeveria në detyrë e Kosovës sot nga ora 10:00 pritet të mbajë mbledhje.

Ekzekutivi pritet të shkarkojë Bordin e Ndërmarrjës Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Mitrovicë”.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje do të ndahen mjetet financiare  për familjet e minatorëve që humbën jetën dje në Minierën e Novobërdës.

Dje kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vendosur që për familjet e inxhinierit Haki Arifi e xehetarit Idriz Gërbeshi, që vdiqën nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës të ndajë nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

Sot në pra 11: 00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës të koalicionit të ri LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.