Qeveria Kurti mban mbledhje një orë para seancës së Kuvendit për qeverinë Hoti

Qeveria në detyrë  e Kosovës ka njoftuar se sot nga ora 10:00 do të mbajë mbledhje, një orë para se Kuvendi të mblidhet për ta votuar qeverinë e re.

Në njoftimin e ekzekutivit nuk janë cekur pikat e rendit të ditës.

Sot në pra 11: 00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës të koalicionit të ri LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.