Qeveria Kurti ia zvogëlon buxhetin Vjosa Osmanit

Me miratimin e buxhetit për vitin 2020, ka ndërruar edhe shifrat e buxheteve të institucioneve në Kosovë.

Në buxhetin e këtij viti vërehet se është zvogëluar buxheti i institucionit të Kuvendit të Kosovës që udhëhiqet nga Vjosa Osmani e LDK-së, partnere e Vetëvendosjes në bashkëqeverisje.

Buxheti i Kuvendit të Kosovës për vitin 2020 është 10 milionë e 665 mijë e 782 euro, apo mbi 550 mijë euro më pak.

Në vitin 2019, buxheti i Kuvendit të Kosovës ishte 11 milionë e 219 mijë e 281 euro.

7.1 milionë euro e buxhetit të Kuvendit do të shkoj për paga dhe shtesa ndërsa 2.1 milionë euro tjera janë planifikuar të shpenzohen për mallra dhe shërbime.

Buxheti total i Qeverisë së Kosovës për vitin 2020 është 2 miliardë e 356 milionë e 860 mijë e 914 euro.