Qeveria Kurti emëron përkohësisht në krye të bordit të Ujësjellësit anëtarin e LVV-së

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë është marrë vendim për shkarkimin e  bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’.

Qeveria Kurti menjëherë ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të kësaj kompanie publike.

Kryesues i këtij bordi të përkohshëm është zgjedhur Mentor Hyseni.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun, rreth këtij emërimi, por ai ka qenë i paqasshëm.

Mentor Hyseni në zgjedhjet e fundit nacionale ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ishte anëtarësuar në këtë parti në gusht 2019.

Kurse në qershor të vitit të kaluar, KALLXO.com kishte raportuar se bordi që sot u shkarkua i Ujësjellësit ‘Prishtina’, ishte i ndarë nga AAK, NISMA dhe PDK.