Qeveria Kurti e nis shuarjen e AKP-së

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia pamundësojë Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të marrë vendime.

Kjo erdhi si propozim nga Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë.

“Të kërkohet nga AKP të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat paluajtshme nga lista e aseteve për qiradhënie me karakter specifik e azhurnuar e shpallur më 5 mars 2020”, tha ajo.

Hajdari tha që marrja e vendimeve për qiradhënie mund t`ia zgjasë mandatin AKP-së dhe t`i shkaktojë dëme Kosovës.

“Si arsyetim shtesë është që AKP ka në plan të japë me qira disa asete të rëndësishme dhe qeveria duhet t’i kërkojë AKP-së të ketë parasysh programin e qeverisë sepse nëse AKP realizon qiradhëniet, ato do të zgjasin pa nevojë mandatin AKP-së dhe mund t`i shkaktojnë humbje Republikës së Kosovës”, shtoi ajo.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha që gjerat kanë ndryshuar më 6 tetor, dhe AKP nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Në Kosovë kemi institucione të cilat duan të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë as me 6 tetor e as më 3 shkurt. Ne tash kemi edhe program qeverisës së shpejti edhe plan pune. Në ligjin për AKP neni 5 pika 3 thotë që gjatë vendimmarrjes agjencia merre parasysh të gjitha politikat përkatëse të cilat mund të miratohen nga qeveria ose Kuvendi”, tha Kurti.

Kurti tutje tha që ‘një institucion që nuk e di sa javë i ka nuk mund të marrë vendime për 5 vitet e ardhshme’.

Në programin e Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet se “Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe asetet e saj do t’i kalojnë Fondit Sovran i cili është fond investues dhe instrument i zhvillimit industrial”.

LIVE – Mbledhja e Qeverisë

LIVE – Mbledhja e Qeverisë

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 10 mars 2020

.