Qeveria Kurti e lë pa zonë ekonomike fshatin e Fatmir Limajt
24.3.2020 - 09:16
Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin e qeverisë së kaluar për themelimin e zonës ekonomike në Malishevë.
Ky vendim është marrë të hënën, në mbledhjen elektronike të Qeverisë.
Qeveria poashtu ka anuluar procedurat e shpronësimit të tokave në Banjë të Malishevës, Bellanicë e Senik.
KALLXO kishe raportuar në detaje për vendimin e qeverisë së kaluar që çonte zonën ekonomike në fshatin e ish- Zëvëndëskryeministrit.