Qeveria Kurti cakton limitet e pagave në ndërmarrjet publike

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për mënyrën e funksionimit të Ndërmarrjeve Publike.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari tha se ky vendim është në përputhje me ligjet në fuqi të Kosovës për Ndërmarrjet Publike si dhe me Kushtetutën e Kosovës.

“I sjelli Qeverisë këtë propozim vendim që për secilën ndërmarrje publike qendrore të krijojë një sistem të mirëfilltë të kontratave komerciale”, tha ajo.

Në vijim është vendimi i plotë i paraqitur nga Hajdari:

Asnjë ndërmarrje nuk mund të bëjë marrëveshje komerciale  pa pëlqimin e ministrit të linjës nëse marrëveshja përmbanë këtë:

  1. Klauzolë, përzgjedhjen e mosmarrëveshjeve me arbitrazh ndërkombëtar klauzolë për zbatim e së drejtës të huaj ose detyrim të ndërmarrjes publike për të paguar dënimin kontraktues ose dëmshpërblim të likuiduar nëse ajo kalon 5 mijë euro.
  2. Çdo kontratë komerciale mes një ndërmarrje publike dhe një operatori ekonomik të regjistruar në Kosovës duhet të jetë në dy gjuhë zyrtarë.
  3. Të gjitha ndërmarrjet publike duhet të ushtrojnë kujdes që shpenzimet dhe punësimet e reja mos të cenojnë likuiditetin e ndërmarrjes.
  4. Asnjë ndërmarrje nuk mund të caktoj pagë në lartësi mbi 2 mijë e 500 euro në muaj për një zyrtar të saj pa pëlqimin e ministrit të linjës.
  5. Secila ndërmarrja publike duhet të mirëmbajë ëebsite-in e vetë dhe të publikojë rregulloret që janë publike sipas ligjit.
  6. Secila ndërmarrje publike duhet të mundësojë që pagesën elektronike të faktuarve.
  7. Ndërmarrjet qendrore në sektorin e ujërave duhet të planifikojnë zvogëlimin e humbjeve teknike dhe komerciale.