INTERPOL

Qeveria konfirmon tërheqjen e aplikacionit të Kosovës për INTERPOL

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se kanë tërhequr aplikacionin e Kosovës për këtë vit në INTERPOL.

KALLXO.com ka pyetur Zyrën e kryeministrit në detyrë se cilat janë arsyet e tërheqjes por nuk ka marrë përgjigje.

Sipas njoftimit ZKM tërheqja është bërë bazuar në kompetencat e kryeministrit dhe rekomandimit të MPJ-së.

Madje ata kanë thënë se aplikacioni është shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Haradinajt.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme se Kosova ka tërhequr aplikacionin e vet për anëtarësim në Interpol, pak ditë para se të dalë në votim në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës që po mbahet në Santiago të Kilit.

Mediat serbe: Kosova tërheq aplikacionin për Interpol

Tutje, KALLXO.com raportoi edhe se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, nuk ishte në dijeni për këtë tërheqje.

Ministri ‘i painformuar’ për tërheqjen e aplikacionit për INTERPOL