Pika kufitare në Bërnjak. Foto: KALLXO.com

Qeveria kërkon nga qytetarët që t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, jo Bërnjakun dhe Jarinjen

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi ka kërkuar nga mërgimtarët që të kalojnë në pika tjera kufitare.

Policia e Kosovës ka mbyllur përkohësisht për qarkullim për udhëtarë dhe për automjete pikat kufitare në Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve.

“Njoftohen të gjithë bashkëatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

LIVE – Zhvillimet e fundit në veri