Qeveria jep detaje për mbledhjen e ndihmave dhe dërgimin e tyre në Shqipëri

Duke e parë interesimin e madh të qytetarëve të Kosovës për t’i ndihmuar të prekurëve nga tërmeti në Shqipëri, Qeeria e Kosovës ka vendosur që ta caktoj kazermën e FSK-në në Prizren si pikë ku do të mblidhen ndihmat, të cilat pastaj ushtria e Kosovës do t’i dërgoj për në Shqipëri.

“Meqenëse interesimi i juaj për të ndihmuar bashkatdhetarët në Shqipëri është i jashtëzakonshëm, Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj ushtria jonë do t’ua përcjellë autoriteteve shqiptare për t’i shpërndarë në rajonet e prekura nga tërmeti”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dje, Shqipëria u godit nga një termet i fuqishëm. Për pasojë, mbi 30 persona vdiqën, në mesin e tyre edhe dy kosovar.

Ndërkohë, shumë ndihma me ushqim, pije e veshmbathje po vazhdojnë të shkojnë drejtë Shqipërisë nga Kosova.