Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase

Qeveria: Jemi duke shqyrtuar themelimin e një fondi për t’i ndihmuar Ukrainës

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar se është çështje orësh rifreskimi i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë pas situatës tash e dy javë në Ukrainë.

Gërvalla tha se ata qeveria është duke shqyrtuar miratimin edhe të një fondi që ka për qëllim ndihmën humanitare në Ukrainë.

“Kërkesën për miratim, të rifreskimit të BE-së ndaj Federatës Ruse. Jemi duke shqyrtuar edhe themelimin e një fondi për ndihmë humanitare në Ukrainë përmes një shoqate humanitare nga Kosova”, tha ajo.

Para pak ditësh, qeveria e Kosovës themeloi “Fondin e Sigurisë” dhe kërkoi nga qytetarët që të japin donacione, të cilat do të përdoren për nevoja të sigurisë.

Sot është dita e 14 e luftës në Ukrainë, prej kur trupat tokësore ruse kanë hyrë brenda territorit të Ukrainës.

Kosova iu është bashkuar vendeve perëndimore në sanksionimin e Rusisë për shkak të agresionit ndaj një shtetit me sovranitet të plotë si Ukraina.

Themelohet Fondi i Sigurisë së Kosovës