Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Qeveria ia zgjat mandatin edhe 6 muaj Komisionit për ish të përndjekurit politikë

Qeveria e Kosovës i ka zgjatur sot edhe për 6 muaj mandatin e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.

Pjesë e këtij komisioni janë: Ylber Topalli, Artan Abrashi, Visar Shabani, Berat Luzha dhe Dëfrim Rifaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, në mbledhjen e qeverisë e bëri propozimin që këtij komisioni t’i vazhdohet mandati.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka ndarë 44 mijë euro për punën e komisionit qeveritar, Komisionit të Ankesave dhe sekretarinë e komisionit për njohjen e statusit të këtyre dy vëmendjeve për periudhën janar -dhjetor 2020.

Pas kësaj reagoi, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tha se duhet t’i bëhet me dije komisionit që ta përfundojë punën brenda këtij gjashtëmujori.

“Mua më brengos, që nëse e shihni në material, ky komision nuk ka siguru që do të përfundojë punën për 6 muaj. Mendoj se duhet t’i bëhet me dije se kjo është përfundimtare dhe se është afati i fundit dhe duhet me fillu”, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.

Pas kësaj, kryeministri, Avdullah Hoti tha se afati kohor është 6 muaj.