Qeveria ia ndanë MPB-së 600 mijë euro për projektin 'Sistemi i monitorimit elektronik'

Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 600 mijë eurove për Ministrinë së Punëve të Brendshme për projektin “Sistemi i monitorimit elektronik”, për vitin 2023.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo ndarje po bëhet pas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 600 mijë eurove për financimin e këtij projekti.

Ndërsa propozimin për këtë vendim, para kabinetit qeveritar e bëri ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Fjala është për alokimin e mjeteve të nevojshme për prokurimin e sistemit të monitorimit elektronik, bëhet fjalë për ndarjen e 600 mijë eurove mjetet merren nga shpenzimet e paparashikuara merren nga kategoria e shpenzimeve kapitale dhe transferohen tek MPB në nënprogramin shërbimet e mbështetjes”- tha ai.