Ekipi negociator i Kosoves foto KALLXO.com

Qeveria ia ndal paratë ekipit antikushtetues për dialog

Qeveria e Kosovës e ka tërhequr vendimin e saj për ndarje të mjeteve financiare sipas kërkesës së Delegacionit Shtetëror për dialogun Kosovë- Serbi.

Ky vendim erdhi pasi muajin e kaluar ky ekip u shpall anti-kushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Në vendimin e 24 dhjetorit të vitit të kaluar, qeveria kishte ndarë 300 mijë euro nga rezervat e buxhetit ‘sipas kërkesës së Delegacionit Shtetërornë procesin e dialogut me Serbinë’.

Muajin e kaluar Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e parashtruar nga 32 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e detyrave, përgjegjësive dhe kompetencave të delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë.

Kushtetuesja ka gjetur se të paktën 5 nene të ligjit që rregullon kompetencat e këtij dialogu janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte raportuar për shpenzimet e bëra nga ekipi që në fakt nuk arrite të merrte pjesë asnjëherë në bisedime.

Ekipi i Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt shpenzuan 22 mijë euro për bileta

https://kallxo.com/gjykata-kushtetuese-ekipi-negociator-i-shpend-ahmetit-e-fatmir-limajt-anti-kushtetues/