Qeveria ia dërgon Kuvendit për votim kandidatët për kryesues të ZRrE-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka dërguar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Tre kandidatët e dërguar janë: Vehbi Safiu, Luan Morina dhe Bekim Jakupi.

Qeveria po ashtu në mbledhjen e sotme i ka dërguar Kuvendit të Kosovës kandidatët për anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale si dhe ka ndarë fonde për shtesat e policëve.