Qeveria ia dërgon Kuvendit emrat për bordin e "gjykatës së tenderëve"

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur i ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Qeveria propozon këta kandidatë Vjollca Kurtishaj, Erëlehta Popaj, Ardita Morina, Bujar Lushaku, Shqipe Hoti dhe Pranvera Maloku.

Qeveria sot është duke mbajtur mbledhjen e 48 me radhë në të cilën janë duke u diskutuar  22 pika të rendit të ditës.