Qeveria i propozon Kuvendit emrat për anëtarë dhe kryetar të bordit të OShP-së

Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit emrat për anëtarë dhe kryetar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se komisioni vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve për bord të OShP-së ka qenë shumë i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar.

Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Faruk Rexhaj, Dafina Gashi, Kimete Gashi, Vedat Pterqoj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahim dhe Vjosa Gradinaj Mexhuani, janë të propozuarit nga Qeveria e Kosovës.

Sipas procedurave këta emra do t’i dërgohen Kuvendit.

Bordi i OSHP-së është jofunksional që nga fundit i marsit të vitit 2021.

OShP pa bord tash e 9 muaj, rreth 600 ankesa nga kompanitë