Qeveria i jep statusin e investitorit strategjik kompanisë që do të investojë mbi 100 milionë euro në Vushtrri

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim në mbledhjen e sotme që t’i japë statusin e investitorit strategjik kompanisë “Cicavica Wind Farm 1 L.L.C.”

Kjo kompani do të investojë 100 milionë e 620 mijë euro në periudhën brenda 5 viteve të ardhshme.

Sipas Qeverisë së Kosovës, investimi i kësaj kompanie do të jetë në fushën e energjisë.

Investimi do të bëhet në zonat kadastrale Dubovc, Kolle, Shallc, Mihaliq, Buquk, Strofc dhe Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.

Pronat të cilat do të preken nga ky investim strategjik janë nën administratim të Komunës së Vushtrrisë dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Pronari i kompanisë ““Cicavica Wind Farm 1 L.L.C.” është “Akuo Energy Central Europe”.