Qeveria i hap rrugë shpronësimeve për rrugën Kijevë - Zahaq

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, Segmenti Kijevë-Dollc, Zona Kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe Zonat Kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dolle të Komunës së Klinës

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri Hysen Durmishi, zëvendësministër i mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

“Pas miratimit të vendimit departamenti i shpronësimit, do të mbahen dëgjimet publike me pronarët që preken nga projekti. Pas mbajtjes së dëgjimit publik, departamenti do t’i propozoj qeverisë që të miratoj vendimin për shpronësim preliminar. Miratimi i këtij propozim-vendimi është i nevojshëm, ne sot do t’i fillojmë procedurat për fillimin e ndërtimit” – tha ai.

Ndërsa në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, ministri i këtij dikasteri tha se për projektin në fjalë janë paraparë 32 milionë euro.