Ilustrim

Qeveria i hap rrugë projektit ‘Solar Kosova’

Me propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë miratuar dy vendime të cilat i hapin rrugën projektit për ngrohjen diellore “Solar Kosova” i cili do të financohet nga Gjermania.

Vendimi i parë i marrë dje nga ministrat e kabinetit qeveritar ka qenë për ndarjen e lokacionit në Shkabaj të Komunës së Obiliqit për investimet në sektorin e energjisë solare, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë.

Ndërsa me vendimin e dytë ka qenë për dhënien në shfrytëzim të katër pronave të paluajtshme për Ndërmarrjen Publike “Termokos” nga Prishtina për realizimin e projektit për ngrohjen diellore “Solar Kosova”.

Ministri i mjedisit, Liburn Aliu tha që ky projekt është i një rëndësie të madhe për vendin.

“Bëhet fjalë për projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm që përmes ngrohjes diellore në territor prej 69 mijë metra katror ku do të vendosen kolektorët diellor do të ndërtohet poashtu edhe rezervari sezonal i ruajtjes së energjisë termike, përafërsisht 410 mijë metra kub ujë”, tha ai.

Sipas tij ky projekt do të financohet nga Gjermania me bashkëfinancim të parashikuar nga BERZH.

Kryeministri Albin Kurti tha se vlera e këtij projekti do të jetë  64 milionë euro.

“Ky do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë, që sistemit të ngrohjes së Prishtinës do t’i shtojë rreth 70 MW kapacitet në sistemin e ngrohjes në Prishtinë dhe duke lidhur lagjet e reja me sistemin që synon shpërndarjen e nxënësisë nga sistemi termik diellor në rrjetin e ngrohjes qendrore do të kryqen 12 mijë familje ose 60 mijë njerëz . Ky projekt, mes tjerash, përfshinë ndërtimin e kolektorëve diellorë prej përafërsisht 69.000 m2”, tha kryeministri Kurti.