Dasma - Foto: REL/Shutterstock

Qeveria i bie pishman, ndalon organizimin e dasmave

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për mediat ka njoftuar se organizimi i dasmave është i ndaluar përkundër se dje kishte njoftuar se lejohet organizimi i tyre me pjesëmarrje deri në dhjetë persona.

Në vendimi e ri thuhet se grumbullimet në të pame dhe dasma ndalohen edhe pse në disa organizime të tjera lejohet pjesëmarrja e 10 personave.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave, mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin, të cilin sot Qeveria u ka përcjellë mediave.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhej në vendimin e djeshëm.