Qeveria Hoti shpall konkurs për Bordin e Postës së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka hapur sot, më 15 korrik konkursin publik për anëtarë të Bordit të Postës së Kosovës.

Në prill të këtij viti, ish qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e kishte shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Postës së Kosovës me arsyetimin për keq-menaxhim të ndërmarrjes.

Pas shkarkimit, qeveria Kurti kishte emëruar bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës.

Anëtarët e përkohshëm të këtij bordi janë, Mentor Arifaj, kryesues dhe drejtor; Kujtim Shala, drejtor; Sajmie Thaçi, drejtore dhe Blerton Abazi, drejtor.

Qeveria Kurti e shkarkon bordin e Postës