Qeveria Hoti shkarkon bordet e emëruara nga Qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot bordet e katër ndërmarrjeve publike të cilat ishinemëruar nga ish- kryeministri, Albin Kurti.

Në mbledhjen e sotme u mor vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të  Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc”, Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK”, dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.

Qeveri në këtë mbledhje pas shkarkimit të këtyre bordeve ka bërë edhe emërimin e Bordeve të Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike.

Në Bordin e Përkohshëm të KRU “Prishtina”, janë emëruar Labinot Dedushi, kryesues, drejtor,  Agim Miftari, drejtor, Arlind Haziri, drejtor,  Linda Spahiu, drejtoreshë.

Ndërsa në Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike  “Ibër Lepenc”, janë emëruar Marigona Hamdija, kryesuese, drejtoreshë, Aferdita Llumnica, drejtoreshë,  Enver Rrustemi, drejtor,  Dejan Radojkovi, drejtor.

Qeveria ka njoftuar se në Bordin e Përkohshëm të NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK”, janë emëruar, Hysen Fazliu, kryesues, drejtor, Egzon Berisha, drejtor,  Petrit Ibraj, drejtor, dhe Fatime Grajcevci, drejtoreshë.

Në Bordin e Përkohshëm të NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren, Qeveria ka njoftuar se ka emëruar  Zambeze Guraziu, kryesuese, drejtoreshë,  Edmond Hoxha, drejtor, Mirzet Dzogovic, drejtor, dhe Agron Shala, drejtor.

Autoriteti i Konkurrencës: Me vendimin për Telekomin, qeveria krijoi monopol