Qeveria Hoti rikthen sekretarët e përgjithshëm në disa ministri

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar që të riemërohet Burim Reci në pozitën e sekretarit të përgjithshme të ministrisë.

“Duke u bazu në ligjin për shërbimin civil, sekretari i përgjigjshem i ministrisë I caktuar me vendimin e qeverisë numër 1/26 duhet të kthehet dhe ta vazhdoj punën si sekretar i përgjithshëm i Tregtisë dhe Industrisë”, tha ai.

Krasniqi tha se MTI është e pavarur dhe duhet të kthehet sekretari i përgjithshëm i saj pasi, sipas tij, kanë pushuar arsyet për listë tepricë për të.

Gjithashtu, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, tha se pasi është bërë riorganizmimi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, bazuar në ligjin për shërrbimin civil të Kosovës, duke marrë parasysh edhe vlerësimet vjetore të performancës së zotit Izedin Bytyqi sekretar i përgjithshëm ka kërkuar miratimin për ricaktimin e tij në pozitën sekretar i përgjithshëm në MI.

Abrashi gjithashtu ka kërkuar nga qeveria që të merr vendim për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Qeveria ka marrë vendim që të emërojë në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Civil të Kosovës, Bujar Ejupin.

Edhe Minstri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica ka propozuar për zgjedhjen e Ekrem Kastratit në pozitë e kryeinspektoriatit të Inspektoriatit të Punës në njësinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Minstri i Drejtësisë Selim Selimi ka kërkuar aprovim për vazhdimin e mandatit të anëtarit të Komisionit për Kompensim të Viktimave të Krimit nga Minstria e Drejtësisë, Ardian Bajraktarit, anëtar i Komisonit nga Minstria e Drejtësisë.

Kurse Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme propozoi që Lulzim Ejupi të kthehet sekretar i përgjithshëm në Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të gjitha këto propozime u miratuan veç e veç nga kabineti qeveritar.